“KRYEFJALA E STINËS”/ Ja xhaketat që i duhen patjetër dollapit të dimrit – AlpeGossip
“KRYEFJALA E STINËS”/ Ja xhaketat që i duhen patjetër dollapit të dimrit

“KRYEFJALA E STINËS”/ Ja xhaketat që i duhen patjetër dollapit të dimrit

Xhaketat, përveçse domosdoshmëri, janë kryefjala e stinës së dimrit. Por dilema qëndron tek modeli. Tek cili stil duhet të investojmë këtë vit? Një tjetër lëkurë? Apo një pardesy që shkon me gjithçka? Para se të vendosni, hidhini një sy llojeve të xhaketave që duhet t’i keni se s’bën pjesë të koleksionit tuaj.

Pardesyja

Pardesyja mbetet ikona e xhaketave. Pavarësisht nga veshja që zgjidhni të vishni, një pardesy e tillë do t’ju bëjë të dukeni klas.

Xhaketat xhins

Xhaketat e xhinsit kanë qenë përjetësiht trend dhe me shumë gjasa diçka e tillë nuk do të ndryshojë. Nëse keni një në nuancë të hapur është koha për një tjetër, kësaj here xhins të vërtetë.

Xhaketat me printe leopardi

Jemi në kohën e printit leopard dhe një xhaketë e tillë është një investim afatgjatë. Do të dukeni chic, guximtare dhe shumë stil në të njëjtën kohë.

Pellushi

Në dimër i ftohtë kalohet bukur vetëm nëse ngrohesh nga një xhaketë e gjitha prej pellushi.

Xhaketat prej kashmiri

Kur nuk është shumë ftohtë, një xhaketë e tillë është zgjedhja perfekte. Mund ta vishni me atlete ose me taka nëse keni ndonjë takim të rëndësishëm. Do të dukeni njësoj elegante!