‘Me zor e mori guximin’, Jonida Shehu tregon për herë të parë si u njoh me bashëshortin – AlpeGossip
‘Me zor e mori guximin’, Jonida Shehu tregon për herë të parë si u njoh me bashëshortin

‘Me zor e mori guximin’, Jonida Shehu tregon për herë të parë si u njoh me bashëshortin

Është një nga moderatoret më të dashura për publikun, komentohet shumë në media e rrjete sociale, por kur vjen puna tek jeta private Jonida Shehu është treguar gjithnjë hermetike, saqë muajin e kaluar kur postoi foto me bashkëshortin u bë nami në portale.

Siç dihet tashmë bashkëshorti i Jonidës quhet Albi Çifligu dhe është skenograf. Por si janë njohur Jonida dhe Albi, si ka nisur historia e tyre e dashurisë?

Këtë moderatorja e ka zbuluar sot për herë të parë e ftuar në “Thumb” ku tregoi se me Albin janë njohur në televizion.

“Ai është skenograf dhe kishte ardhur tek Ora News për të bërë një pjesë të skenës. Kishim mik të përbashkët një vajzë. Shkova një ditë në kafenen e punës dhe gjej shoqen time me një djalë që ishte i mbuluar nga mjekra dhe i dukeshin vetëm sytë që shkëlqenin, vetullat e trasha.

Ishte veshur me një bluzë me stampa, me xhinse të grisura, xhaketë mottori, kaskën e kishte aty. Thashë ‘Ç’është ky’. Ulemi në tavolinë, pimë kafen, kjo shoqja jonë na prezantoi. Ai e pyeti: ‘Kush është kjo goca?’. Ajo i tha: ‘Kjo është prezantuesja pra’.

Pastaj kaluan ditët, javët dhe pas pak kohësh unë kuptova se po e shihja pak më shumë se ç’duhet aty. Pastaj me zor të madh e mori guximin. Ishte njeri që e kishte shumë frikë përgjigjen ‘Jo’ prandaj”, tregoi Jonida.