SHMANGU TAKSËN E URËS/ Arrestohet këngëtari që po drejtonte makinën luksoze (FOTO) – AlpeGossip
SHMANGU TAKSËN E URËS/ Arrestohet këngëtari që po drejtonte makinën luksoze (FOTO)

SHMANGU TAKSËN E URËS/ Arrestohet këngëtari që po drejtonte makinën luksoze (FOTO)

Këngëtari Tracy Lauren Marrow, i njohur si Ice-T është arrestuar pasi kaloi në një urë të New York-ut pa paguar.

Burime për TMZ kanë zbuluar se ai u kap nga policia mëngjesin e së mërkurës kur po kalonte nga ura George Washington për në anën e New Jersey. Ai u përpoq të kalonte në anën e E-Z ku shoferët paguajnë taksat me një transmetues.

Ice-T nuk bëri asnjë pagesë dhe vazhdoi të ngiste makinën e tij luksoze McLaren, por u kap shpejt nga policët.

Këta të fundit zbuluan se makina nuk ishte e regjistruar dhe e arrestuan për shmangie të taksave duke i dhënë edhe gjobë për mjetin. Kujtojmë se këngëtari ka edhe shtatë makina të tjera. Ndërkohë, nuk është dhënë ende vendimi për të.