“TË KESH…”/ Aktori shqiptar: Në Shqipëri mungojnë burrëria e fisnikëria sepse ka lëpirje – AlpeGossip
“TË KESH…”/ Aktori shqiptar: Në Shqipëri mungojnë burrëria e fisnikëria sepse ka lëpirje

“TË KESH…”/ Aktori shqiptar: Në Shqipëri mungojnë burrëria e fisnikëria sepse ka lëpirje

Visjan Ukcenaj, një prej aktorëve më të pëlqyer në vendin tonë ka zbuluar se sa e vështirë është të kesh burrëri në ditët e sotme. Ai tha për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj se janë shtuar lëpirjet, prandaj burrëria e fisnikëria janë vlera që po mungojnë në Shqipëri.

Visjan Ukcenaj: Të kesh burrërinë e vërtetë është të jesh ti person i vërtetë, të jesh person që thua gjërat në sy, të mos jesh skuth, të mos jesh hileqar, të mos jesh njeri që punon mbi kurriz të tjerëve. Pra do të thotë të jesh fisnik. Sepse burrëria keqkuptohet. 

Fisnikëria është një vlerë që nuk duam t’ua atribuojmë vetëm veriut, e kanë dhe shumë jugor të mirë që janë miqtë tanë. Burrëria dhe fisnikëria është një vlerë që po mungon shumë sepse kanë filluar këto lëpirjet. Në Shqipërinë e sotme shohim njerëz me vlera që e meritojnë të jenë aty ku janë, shohim dhe kërmillin që duke u lëpirë ka ngjitur shkallët dhe arritur aty.