SHPËTON FSHATI/ Grupi i gjuetarëve vret tigrin që hante njerëz – AlpeGossip
SHPËTON FSHATI/ Grupi i gjuetarëve vret tigrin që hante njerëz

SHPËTON FSHATI/ Grupi i gjuetarëve vret tigrin që hante njerëz

Një tigër në Indi që thuhet se ka marrë jetën e 13 personave është qëlluar për vdekje nga gjuetarët.

Shteti i Maharashtrës në Indi kishte dy vite që përpiqej të kapte tigrin 6-vjecar. Muajt e fundit, punonjësit e kafshëve të egra përdorën parfum që të joshnin tigrin.

Aktivistët kishin bërë fushatë për të shpëtuar tigrin, por Gjykata e Lartë e Indisë tha se nuk do të ndërhynte nëse policët e pyjeve ishin të detyruar ta gjuanin.

Një ekip i armatosur me një armë zjarri dhe u vendos që të ruante zonën ku fshatarët kishin parë kafshën, e njohur si T-1.

Sipas deklaratave, kafsha u godit me një shigjetë qetësuese në një distancë prej 10 metrash nga makina ku qëndronte ekipi dhe më pas u vra.