NËSE KENI FIKSIM VESHJET E LUANËS/ Ja çfarë surprize sjell moderatorja (FOTO) – AlpeGossip
NËSE KENI FIKSIM VESHJET E LUANËS/ Ja çfarë surprize sjell moderatorja (FOTO)

NËSE KENI FIKSIM VESHJET E LUANËS/ Ja çfarë surprize sjell moderatorja (FOTO)

Karriera e saj në televizion nisi si velinë, por pas rolit të moderatores, Luana Vjollca vendosi që të eksperimentonte edhe si këngëtare.

Tashmë Luana është e vendosur që t’i hyjë botës së biznesit, por dedikuar vetëm femrave.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja bëri me dije se nga sot e tutje, femrat do të kenë mundësinë ta kenë fustanin njësoj me Luanën.

“Surprizë!!! Kam menduar që disa nga ju, femrat që më frymëzoni çdo ditë, të keni diçka timen, njësoj me mua. Pas shumë e shumë kërkesave për këtë fustan mendova t’jua ofroj mundësinë për ta pasur dhe ju një të tillë”, shkroi ajo klrah fotos ku shfaqet e veshur me fustanin me xixa.

Ideja e moderatores duket se ka lindur pas kërkesave që pati Luana përmes komenteve, pikërisht për fustanin e zi me xixa.

Nëse hyni në faqen ku mund ta porosisni, shkruhet se ky fustan kushton 120 euro.