Blero dhe Afrona do ta kurorëzojnë më në fund lidhjen e tyre që është komentuar shumë në media. Këngëtari dhe modelja do të martohen në 21 shtator të vitit 2019, por çifti duken shumë të entuziasmuar sa që i kanë nisur përgatitjet e dasmës një vit para.
Afrona ka provuar sot fustanin e nusërisë e këtë e ka bërë të ditur me postimin e fundit në Instastory.
Modelja zbulon vetëm pjesën e poshtme të fustanit të bardhë prej tyli dhe me qëndisje.
“Kjo lloj ndjenjë. Prova e parë e fustanit të martesës. Ishte një ditë shumë emocionuese”, ka shkruar Afrona.