Anija më e madhe e lundrimit në botë është ankoruar në SHBA.
Për ndërtimin e Symphony of the Seas e Royal Caribbean u deshën 1.35 miliardë dollarë.
Ajo është 365 metra e gjatë si edhe mund të mbajë më shumë se 6.600 pasagjerë.
Imazhet e publikuara tregojë anijen madhështore në portin e Miamit gjatë natës.
Symphony do të qëndrojë gjatë gjithë vitit në Miami duke filluar nga ky muaj.
Anija mbërriti në qytet të premten pas një udhëtimi 12-ditor nga Barcelona.