QËNDRONI SHUMË KOHË ULUR?Ja sa duhet të lëvizni gjatë ditës – AlpeGossip
QËNDRONI SHUMË KOHË ULUR?Ja sa duhet të lëvizni gjatë ditës

QËNDRONI SHUMË KOHË ULUR?Ja sa duhet të lëvizni gjatë ditës

Qëndrimi ulur gjithë ditën në punë ndikon negativisht në shëndet dhe format tuaja trupore.

Kjo çon në një mënyrë jetese pasive duke u shoqëruar me vdekshmëri më të lartë dhe shumë sëmundje të rënda. Prandaj një sasi e caktuar ushtrimesh ditore do të veprojnë kundër këtyre efekteve vdekjeprurëse dhe do ju ndihmojë të mbani një trup në formë.
Sipas një studimi,  personat që punojnë mbi 8 orë ulur në zyrë, efektet negative të saj mund ti reduktojnë me ushtrime ditore.
Personat që ulen çdo ditë me një mesatare prej 8 orësh duhet të përpiqen të ushtrohen të paktën 1 orë në ditë, ndërsa ata që ulen 6 orë ose më pak duhet të synojnë  30 minuta stërvitje çdo ditë.

Nuk është e nevojshme të bëni sport apo palestër, mjafton një ecje e shpejtë dhe do të jeni më të shëndetshëm.