NUK I DEL INATI/ Rudina Dembacaj flet për Agron Llakaj: I sugjeroj të mos më dalë para – AlpeGossip
NUK I DEL INATI/ Rudina Dembacaj flet për Agron Llakaj: I sugjeroj të mos më dalë para

NUK I DEL INATI/ Rudina Dembacaj flet për Agron Llakaj: I sugjeroj të mos më dalë para

Rudina Dembacaj është një nga moderatoret e reja të ekraneve shqiptare, e cila vjen me një karrierë si aktore humori. E ftuar në programin “Flakë Fare” Rudina Dembacaj ka folur për veten, karrierën por ka rikthyer edhe njëherë konfliktin që ka pasur me aktorin e humorit Agron Llakaj. E pyetur nga Kelvi nëse i mungon karriera e mëparshme dhe dalja në ekran, Dembacaj u përgjigj me jo.

Jo sepse unë jam aty kam dashur gjithnjë të isha. Në një skenë madhështore me njerëz profesionistë. Teatri është shumë i rëndësishëm për mua. Gjithsesi unë jam mirënjohëse. Edhe Agron Llakajt i jam mirënjohëse dhe pse s’e duroj dot si individ,”- tha Rudina.

Moderatori e pyeti për arsyen dhe Dembacaj u shpreh se i sugjeron Llakajt të mos i dalë më përpara syve. “E kam thënë dhe herë të tjera që se duroj dot. Dhe i sugjeroj të mos më dalë para,”- shtoi ajo.