Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë beqarë dhe… rrjeti po çmendet – AlpeGossip
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë beqarë dhe… rrjeti po çmendet

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë beqarë dhe… rrjeti po çmendet

Ata ishin çifti i preferuar i të gjithëve! Bëhet fjalë për Brad Pit dhe Jennifer Aniston të cilët u martuan në vitin 2000, dhe pas 5 vitesh përbënë atë që do quhej “divorci më i komentuar”. Ishte Brad ai që la bashkëshorten e tij asokohe, për tu lidhur me Angelina Jolie. Jen ishte zemërthyer, e ka treguar që ishte periudha më e vështirë e jetës së saj, por gjëra u përmirësuan për të, në momentin që njohu Justin Theroux, me të cilin u martua në vitin 2015. Deri në 2015, si Brad si Jeniffer ishin të lumtur në lidhjet e tyre, deri kur erdhi divorci tjetër bombastik mes Brad dhe Angelinës.

Por 2018 do sillte atë që askush nuk e priste. Për herë të parë, pas shumë vitesh, Brad dhe Jennifer janë beqarë, pasi kjo e fundit u divorcua nga Justin, dhe i gjithë interneti po çmendet. Fansat janë të bindur se çifti do të ribashkohet sërish por kjo mbetet për tu parë në vazhdim.