A u fejua Rozana Radi këtë verë në Kapri? Këngëtarja zbulon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
A u fejua Rozana Radi këtë verë në Kapri? Këngëtarja zbulon të vërtetën (FOTO)

A u fejua Rozana Radi këtë verë në Kapri? Këngëtarja zbulon të vërtetën (FOTO)

Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi ka zgjedhur Italinë dhe pikërisht ishullin e Kaprit për të pushuar me të dashurin e saj këtë verë.
Mirëpo, një foto e shoqëruar me emojin e një unaze fejese ngriti dyshimet se Rozana dhe partneri me të cilin është në një lidhje prej pesë vitesh, janë fejuar këtë verë në Itali.

E ftuar në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel” Radi i ka mohuar këto zëra duke theksuar se marrëdhënia me partnerin e saj është e konsoliduar tashmë.
“Jo nuk jam fejuar, nuk e di si dhe nga dolën ato lajme. Ne jemi një çift i konsoliduar”- ka thënë Rozi.
Mirëpo këto fjalë nuk paskan dalë më kot sepse këngëtarja e paska në plan martesën edhe pse ende nuk ka ndarë një datë.
“Njohja jonë ka qenë krejt rastësore ndaj dhe martesa nëse ndodh do të jetë po rastësore. Nëse s’e kërkon ai, atëherë do e bëj unë!”- ka thënë me humor Rozana.