Meghan dhe Harry largohen nga pallati mbretëror/ Zbulohet arsyeja shokuese – AlpeGossip
Meghan dhe Harry largohen nga pallati mbretëror/ Zbulohet arsyeja shokuese

Meghan dhe Harry largohen nga pallati mbretëror/ Zbulohet arsyeja shokuese

Dukesha Meghan Markle dhe Princi Harry i kanë habitur të gjithë me lajmin për largimin e tyre nga pallati mbretëror. Ata njoftuan se do të largohen dhe shkak është bërë privatësia e tyre. Meghan mendon se në pallat nuk ka vend të mjaftueshëm për të jetuar shumë persona, prandaj mendon që largimi është gjëja më e mirë që mund të bëjnë. Aktualisht ata jetojnë në dy dhoma në Nottingham Cottage. Por duke qenë se po presin një fëmijë ata po kërkojnë një ambient më të gjerë. Nuk duhet harruar që Harry dhe Meghan kanë edhe dy qen.
Por në vend që të përpiqen të gjejnë një hapësirë tjetër në pallat, çifti mund të largohet krejtësisht nga Kensington Palace. Burimet tregojnë se ata dëshirojnë ta largohen në një apartament më vete sa më larg Kate dhe William.
“Harry dhe Meghan duan të lëvizin. Ata kanë nevojë për më shumë hapësirë dhe nuk duan të jetojnë pranë William dhe Kate”,- ka treguar një burim për “Daily Mail”.