BERETË APO PARUKE/ Kjo shpikje e modës na bëri të dyshojmë – AlpeGossip
BERETË APO PARUKE/ Kjo shpikje e modës na bëri të dyshojmë

BERETË APO PARUKE/ Kjo shpikje e modës na bëri të dyshojmë

Së fundmi një markë e njohur veshjesh ka hedhur në treg një beretë që të themi të drejtën më shumë të jep idenë e një parukeje. Qëllimi i kësaj berete është t’i mbajë njerëzit ngrohtë dhe t’i bëjë të ndihen rehat, pa e vrarë mendjen për modelin e flokëve.

Në përshkrimin e këtij produkti në faqen online shkruhet: “Nëse je gjithmonë gati për të shprehur personalitetin atëherë kjo beretë është për ty. E njohur për stilin skandinav dhe chic, në të njejtën kohë gazmor bazuar në traditën e veshjeve të përpara viteve ’90. Kohës kur në treg dolën crop top- ët, fustanet pas trupit apo xhinset e ngushta.”

Pra nisur nga ky përshkrim duket sikur dizenjuesi i kësaj berete ka patur në mendje t’i largojë njerëzit nga trendet e parehatshme.

Çmimi i produktit në fjalë është 18 paundë, por duhet thënë se deri më tani shitjet nuk është se kanë ecur fort mirë. Gjithsesi punonjësit e kompanisë mendojnë se duhet të presin edhe Halloween- in, dhe mbase kanë të drejtë.