NGA MËMËSIA TEK RIKTHIMI NË SKENË/ Anjeza Shahini jep lajmin e bukur live tek Rudina – AlpeGossip
NGA MËMËSIA TEK RIKTHIMI NË SKENË/ Anjeza Shahini jep lajmin e bukur live tek Rudina

NGA MËMËSIA TEK RIKTHIMI NË SKENË/ Anjeza Shahini jep lajmin e bukur live tek Rudina

Anjeza Shahini dha sot një intervistë ekskluzive me emisionin “Rudina”, nëpërmjet Skype. Këngëtarja e cila prej vitesh tashmë jeton në Britani foli për mëmësinë, vajzën e saj Viktoria dhe rikthimin në skenë. Anjeza tregoi se vajzës ia kanë vendosur emrin Viktoria, shkurt Tori si një bashkim emrash të prindërve të këngëtares. Ajo foli edhe për pagëzimin e vogëlushes dhe festën e ditëlindjes.

“Tori kishte ditëlindjen në datë 14 dhe festuam të dielën meqë të dielën mbahen pagëzimet. Pastaj bëmë një festë për ditëlindje dhe pagëzimin. Ka ardhur mami, motra, shoqja ime e cila është kumbara. Për Torin ka qenë një vit i veçantë. Bashkëshorti donte vajzë dhe është shumë i lumtur”, u shpreh Anjeza.

Këngëtarja tregoi se Viktorias i pëlqen shumë këndimi dhe shpeshherë merr mikrofonin për të kënduar. E pyetur nëse dëshiron që vajza të bëhet këngëtare, Anjeza u shpreh se do e lërë që ajo të zgjedhë vetë kur të rritet.

Anjeza i ka munguar skenës prej vitesh dhe hera e fundit kur ajo u shfaq në skenë ishte në vitin 2014 në “Kënga Magjike”. Anjeza dha lajmin e bukur se gjatë kësaj kohe ka bërë disa krijime muzikore dhe kur të vijë koha do rikthehet me një këngë të re ose recital./Xing.al