FLOKË TË DREJTË PËR 5 MUAJ/ Ja ç’duhet të dimë për trajtimet me keratinë – AlpeGossip
FLOKË TË DREJTË PËR 5 MUAJ/ Ja ç’duhet të dimë për trajtimet me keratinë

FLOKË TË DREJTË PËR 5 MUAJ/ Ja ç’duhet të dimë për trajtimet me keratinë

Nëse je në kërkim të flokëve të mëndafshtë, të ushqyer dhe të drejtë, ka një numër trajtimesh marramendëse në sallone bukurie.

Por përpara se të shkoni për t’iu nënshtruar këtyre trajtimeve me keratinë, ne po ju tregojmë disa gjëra që duhet të dini me patjetër.

1.Keratina nuk i rregullon flokët e çrregullt që elektrizohen. Është vetëm marketing, ajo nuk bën asgjë për të zbutur flokët.

2.Megjithatë, ka disa përbërës që mund të zbusin flokët dhe t’i ndihmojnë që të qëndrojnë të buta për disa javë. Disa trajtime me keratinë si ato me formaldehid (një përbërës kancerogjen i dyshimtë për njerëzit) i drejton flokët gradualisht dhe ju jep një efekt që mund të zgjasë deri në 5 muaj.

3.Nëse një stilist apo kompani për kujdesin e flokëve thotë se një trajtim për zbutjen e flokëve është pa formaldehid, nuk do të thotë se është e vërtetë. Trajtimi mund të përmbajë glikol metilen, formalin, methanal dhe metanediol – përbërës që lëshojnë formaldehid kur nxehen ose përzihen me ujë. Nëse dëshironi një trajtim pë këtë përbërës, atëherë duhet t’ia kërkoni personalisht stilistit.

4.Disa trajtime të reja për zbutjen e flokëve përdorin acidin glyoxlic (ose një derivat) për të shtrirë flokët. Por lajmi i keq është që ai nuk është aq i fuqishëm dhe rezultatet zakonisht nuk zgjasin më shumë se dy ose tre muaj. Këto trajtime nuk do të zbusin në mënyrë dramatike flokët ashtu siç do ta bënte një trajtim me formaldehid.

5.Trajtimet për zbutjen e flokëve mund të jenë bileta për një prerje flokësh të shkurtër. Shumë stilistë bëjnë një trajtim zbutës përpara një prerjeje. Nëse doni të shkurtoni flokët tuaj, ose tashmë e keni bërë, nuk është nevoja të paguani për një trjatim që mund t’i bëhej një vajze me flokët e gjatë si Rapunzel.

6.Mund të jetë nevoja të ndërroni shampon, por jo të blini të tyren. Në shumë sallone që bëjnë trajtime flokësh, shiten shampo që sipas stilistëve e ruajnë më shumë efektin e një trajtimi. Por kjo nuk është domosdoshmërish e vërtetë.

7.Mund të bësh trajtime të njëjta në shtëpi. Vetëm mos prit që rezultati të zgjasë me muaj. Shumica e trajtimeve për zbutjen e flokëve në shtëpi nuk ndikojnë negativisht, kështu që ato nuk ju dëmtojnë.

8.Mos bëni një trajtim për zbutjen e flokëve në sallon më shumë se tri herë në vit. Çdo herë që bëni një trajtim, flokët tuaj bëhen më të brishtë dhe të prirur për t’u këputur. Prisni momentin e duhur, veçanërisht në verë për t’i bërë këto trajtime.