“Mami me 3 fëmijë”/ Kim Kardashian poston FOTON pas lindjes së vogëlushes – AlpeGossip
“Mami me 3 fëmijë”/ Kim Kardashian poston FOTON pas lindjes së vogëlushes

“Mami me 3 fëmijë”/ Kim Kardashian poston FOTON pas lindjes së vogëlushes

Pas lajmit të djeshëm ku u njoftua për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë së Kim Kardashian, ajo publikon një foto.

Në momentin ku të gjithë presin që Kim të postoj një foto të vogëlushes, ajo hedh një të sajën ku thot: “Mami me 3 fëmijë”, duke na treguar dhe një herë tjetër se është një mami superseksi.

Ylli i showbizit dhe burri i saj Kanye West mirëpritën dje fëmijën e tyre të tretë nga nëna surogate.

“Ajo është këtu…Kanye dhe unë jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë ardhjen në jetë të bebes tonë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi shumë mirënjohës ndaj gruas që e mbajti në bark vogëlushen tonë dhe na bëri dhuratën më të bukur në botë. Falenderoj gjithashtu edhe doktorët e infermierët për gjithë kujdesin e veçantë” – njoftoi Kim nga rrjete sociale./AlpeNews.al/