Një dasmë në Teksas nuk ka përfunduar në një rrëmujë të vërtetë, shkaku i së cilës ishte fotografja seksi.
Katherine Leigh Mehta u arrestua të shtunën pasi u kap në një dhomë duke kryer marrëdhënie me të ftuarin. Më pas u kap duke urinuar pranë një peme në oborrin e vendit ku po mbahej ceremonia.
Dasmorët u detyruan të telefononin policinë për ti dhënë zgjidhje kësaj cështje.
Autoritetet kanë njoftuar se 26-vjecarja, e cila ka një punë të dytë si modele refuzoi të largohej pasi u përball me policët.
Ajo u arrestua dhe kur po futej me forcë në makinë i kërcënoi të gjithë me vdekje.
“Familjet e të gjithë juve do të jenë të vdekur për Krishtlindje. Babai im do e zbuloi këtë dhe ta dini se jeni të vdekur”,tha Katherine.