“Alar Band” i kërkon Klea Hutës të fshijë “Amla” nga Youtube. Ja përgjigja e saj… – AlpeGossip
“Alar Band” i kërkon Klea Hutës të fshijë “Amla” nga Youtube. Ja përgjigja e saj…

“Alar Band” i kërkon Klea Hutës të fshijë “Amla” nga Youtube. Ja përgjigja e saj…

Alar Band kanë qenë të ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës. Intervista me djemtë e grupit është organizuar në formën e një loje. Në lojën me shishe, violinist i grupit, Aldo ka marrë si dënim që të telefonojë Klea Hutën dhe ti thotë që të fshijnë “Amla-n” nga Youtube.

Pasi Klea ka hapur telefonin, ai ka thënë: Kam një hall të madh. Kam rënë në dashuri me një vajzë dhe që ti vë unazën në gisht duhet të fshi këngën nga Youtube sepse ajo është xheloze, çunat janë dakort ti si thua?

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kleas, e cila i ka shpjeguar Aldos se ajo vajzë nuk bën për të.

“Ajo goca nëqoftëse do të dojë vërtet nuk do të heq këngën nga youtube, nuk ta kërkon atë gjë. Nuk është për ty nëqoftëse është xheloze”.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe djemtë kanë shkëmbyer batuta me njëri tjetrin.