Kujt i thua ‘ku**ë’ ti mi?’ Anglishtja e mamit të Elvana Gjatës është thjesht epike – AlpeGossip
Kujt i thua ‘ku**ë’ ti mi?’ Anglishtja e mamit të Elvana Gjatës është thjesht epike

Kujt i thua ‘ku**ë’ ti mi?’ Anglishtja e mamit të Elvana Gjatës është thjesht epike

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja Elvana Gjata rrëfeu se pas producentit Poo Bear, një prej personave që beson më shumë tek ajo dhe suksesi i saj ndërkombëtar është dhe nëna e saj, Donika.

Siç tregoi në studion e emisionit këngëtarja, e ëma i thotë vazhdimisht se ajo së shpejti do të zhvendoset në SHBA për të vijuar karrierën dhe se e ëma do të shkojë aty së bashku me të. “Ka filluar kurs anglishteje e madje është bërë një shembull për mua që 60-vjeçe, Ajo ka ende forcë të lexojë dhe beson që mund ta mësojë anglishten.”-u shpreh Gjata.

 

Më pas, në emision u shfaqën disa video të nënës së këngëtares ndërkohë që praktikonte anglishten dhe në një pjesë që ajo lexonte një fjali në lidhje me plazhin (beach), ndërhyn Elvana: “Kujt i thua ‘biç’ ti mi?!”

“’Biç’ mi, b-e-a-c-h…”- i thotë e bindur e ëma, ndërkohë që në sfond dëgjohet e qeshura e këngëtares, që tentoi të ngatërronte nënën me fjalën që shpesh ngatërrohet me “bitch” (k*rvë).