PREK “FORBES” PËR TË DYTËN HERË/ Kylie Jenner pjesë e listës së yjeve më të pasur – AlpeGossip
PREK “FORBES” PËR TË DYTËN HERË/ Kylie Jenner pjesë e listës së yjeve më të pasur

PREK “FORBES” PËR TË DYTËN HERË/ Kylie Jenner pjesë e listës së yjeve më të pasur

Kylie Jenner nuk di të ndalet!

Revista “Forbes” ka publikuar listën e yjeve amerikane më të pasur përgjatë vitit 2018 dhe Kylie Jenner është pjesë e listës!

Mbretëresha e Make Up-it zë vendin e pestë në listë me një pasuri prej 900 milionë dollarë nga kompania “Kylie Cosmetics”, ku ajo gëzon 100 % të aksioneve.

Në vend të parë është George Lucas me një pasuri prej 5.4 bilionë dollarë, Steven Spielberg me 3.7 bilionë dollarë, Oprag Winfrey me 2.8 bilionë dollarë dhe Michael Jordan me 1.7 bilionë dollarë.

Michael Jordan

Sigurisht që Kylie është personazhi më i ri në listë dhe është vetëm 21 vjeç.

Në një postim në “Instagram”, Jenner tregoi se 2018-ta ishte një vit shumë i bukur për të, pasi u bë për të parën here nënë!