HIDHINI NJË SY! Shfaqjet dhe filmat më interesante për të apasionuarit pas modës – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY! Shfaqjet dhe filmat më interesante për të apasionuarit pas modës

HIDHINI NJË SY! Shfaqjet dhe filmat më interesante për të apasionuarit pas modës

Periudha e vetizolimit për ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia është thjesht një kohë e dhënë me shumicë, e cila kur nuk shpenzohet në mënyrën e duhur mund të kalojë në stres dhe mërzitje. Për të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë kategori, ka një zgjidhje dhe zgjidhja më e mirë sigurisht janë filmat, serialet dhe shfaqjet televizive e nëse jeni në grupin e të interesuarve në fushën e modës, edhe për ju ka një sërë titujsh interesantë. Edhe pse sektori i modës dhe të bukurës ka ngecur në këto ditë karantine, kjo nuk do të thotë që shfaqjet apo filmat që flasin kryesisht për të bukurën të mos jenë aktuale. Dedikojini kohë pasionit tuaj duke shijuar nga rehati i shtëpisë, filmat dhe shfaqjet e listës së mëposhtme…

1

The Devil Wears Prada
Ende nuk ekziston një film tjetër që të sfidojë këtë realizim fantastik në fushën e modës. Prej 10 vitesh, ky film qëndron interesant dhe është një klasik i jashtëzakonshëm për të kuptuar realitetin, në të cilin jeton moda dhe të gjithë të apasionuarit pas saj.

2

Glow Up
Nëse jeni i apasionuar pas të bukurës në veçanti, nuk duhet ta humbni Glow Up! Seriali i ri në Netflix iu ofron një karrierë në industrinë e grimit dhe artin e së bukurës të rinjve, të cilët janë të hapur për eksperienca të reja në këtë fushë.

3

The First Monday in May
Shumë pak e njohin këtë realizim, por të gjihë njohim evenimentin e rëndësishëm Met Gala, apo jo? The First Monday in May është historia e përgatitjeve për Met Gala-në e vitit, duke treguar gjithashtu ndikimin e këtij aktiviteti në fushën e modës.

4

Jeremy Scott- The Pople’s Designer
Ka disa dokumentarë të cilët i dedikohen personaliteteve të modës, por krahas klasikëve për Yves Saint Laurent apo Chanel, ne kemi përzgjedhur edhe dokumentarin që i dedikohet dizajnerit që sot është në drejtimin e Moschino-s, Jeremy Scott. Që nga jeta me familjen e deri tek peripecitë për ndërtimin e një karriere, ky dokumentar është mjaft interesant dhe plot me mesazhe pozitive.

5

The Assassination of Gianni Versace
Ky serial, ka qenë ndër më të përfolurit në Netflix. Nëse deri më sot nuk e keni gjetur mundësine për ta parë, ju këshillojmë që të merrni kohë tani për ta parë dhe për t’u njohur me një nga historitë më interesante në fushën e modës…