“KUR SUKSESI ARRIN MAJAT”/ Era Istrefi renditet në listën e personave që do “pushtojnë” botën në 2019-ën – AlpeGossip
“KUR SUKSESI ARRIN MAJAT”/ Era Istrefi renditet në listën e personave që do “pushtojnë” botën në 2019-ën

“KUR SUKSESI ARRIN MAJAT”/ Era Istrefi renditet në listën e personave që do “pushtojnë” botën në 2019-ën

Suksesi i Era Istrefit po njeh prej kohësh vetëm rritje. Teksa këngët e saj renditen mes sukseseve botërorë, këngëtarja vlerësohet edhe nga media me influencë në botë dhe Europë. E fundit që ka shkruar për të është ‘Politico.eu’ një media me shumë rëndësi, sidomos në aspektin politik.

“Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë. Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën.

Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur. Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në ‘Kupën e Botës’, pasi Russia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme”,-shkruan prestigjiozja.

Ata theksojnë se Era do të pushtojë botën me këngët e saj gjatë 2019-ës dhe e kanë emëruar ambasadoren e pop-it.