PROBLEME ME LIGJIN/ Si tek “,Ezel”aktori që luan dajën përfundon në burg (FOTO) – AlpeGossip
PROBLEME ME LIGJIN/ Si tek “,Ezel”aktori që luan dajën përfundon në burg (FOTO)

PROBLEME ME LIGJIN/ Si tek “,Ezel”aktori që luan dajën përfundon në burg (FOTO)

Me siguri të gjithë e kujtoni serialin “Ezel”, prodhimi turk që gozhdoi para ekranit të gjithë shqiptarët dhe personazhet e tij u bënë më të dashurit e të ndjekurit nga publiku shqiptar.
Ufuk Bayraktar, aktori i cili luante rolin e dajës Ramiz Karaeski kur ai ishte në moshë të re, është vënë së fundmi në pranga nga policia turke.

Ai ishte përfshirë në një zënkë me armë në vitin 2007 dhe u gjykua për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili do të përfundojë në muajin mars të vitit që vjen.

Mediat turke kanë shpërndarë foton e aktorit i cili shfaqet me tespih në dorë para flamurit turk, teksa kalon i burgosur ditët.