“LIRONI SHQIPEN”/ Stresi publikon nga burgu pankartën e çuditshme të një studenti në protestë (FOTO) – AlpeGossip
“LIRONI SHQIPEN”/ Stresi publikon nga burgu pankartën e çuditshme të një studenti në protestë (FOTO)

“LIRONI SHQIPEN”/ Stresi publikon nga burgu pankartën e çuditshme të një studenti në protestë (FOTO)

Pjesë e memeve dhe pankartave me të cilat po protestojnë studentët e universiteteve publike në Tiranë, është bërë edhe reperi i njohur Stresi.

Ky i fundit u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe akuzën për trafik droge në muajin tetor.

Ndërkohë sot, Stresi ka publikuar në Instagram dy foto të studentëve që përmes pankartave kanë bërë thirrje për lirimin e tij.

“Lironi Stresin, lironi arsimin publik, lironi shqipen, Stresi”, janë disa nga fjalët e shkruara në to.

Nuk presim që kjo kërkesë të bëhet pjesë e listës me 8 kërkesat dërguar qeverisë, e megjithatë ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Përkrahje të madhe studentët kanë marrë nga shumë personazhe të njohur të muzikës.

I fundit që i mbështeti ishte reperi Unikatil.

View this post on Instagram

#MeStudentët

A post shared by STRESI (@stresi) on