Një nga zërat më të ëmbël! Kush është John Shahu, ylli më i ri i muzikës shqiptare – AlpeGossip
Një nga zërat më të ëmbël! Kush është John Shahu, ylli më i ri i muzikës shqiptare

Një nga zërat më të ëmbël! Kush është John Shahu, ylli më i ri i muzikës shqiptare

Justin Bieber shqiptar? Përse jo! Karriera e këngëtarit shqiptar John Shahu nisi ashtu siç e këngëtarit të hitit “Baby”. Në dhomën e shtëpisë së tij në Australi, atëherë vetëm 16 vjeç, John Shahu nisi të regjistronte cover-ë të këngëve dhe t’i shpërndante në “Youtube”. Videot e tij tërhoqën vëmendjen e qindra personave, të cilët adhuruan zërin e shqiptarit.

Në vitin 2017, 18-vjeçari me origjinë nga Korça vendosi të prezantohej për herë të parë për publikun shqiptar dhe mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Me këngën e tij “Medicine”, John la pa fjalë jurinë e kategorisë “New Artist” dhe publikun. John Shahu rrëmbeu çmimin e parë të karrierës së tij, atë të “New Artist” .

Dhe tani që Elvana Gjata dhe Ledri Vula publikuan këngën e tyre më të re me titull “Mike”, qershia mbi tortë ishte pikërisht John Shahu, i cili ka padyshim një prej zërat më të ëmbël që na kanë zënë veshët këto vitet e fundit dhe ju kuptojmë më së miri nëse nuk ndaloni dot së dëgjuari këngën, e cila që tani është shndërruar në një hit.