TRONDITËSE/ Nxirja e duarve të 53-vjeçares lidhet me sëmundjen e rëndë – AlpeGossip
TRONDITËSE/ Nxirja e duarve të 53-vjeçares lidhet me sëmundjen e rëndë

TRONDITËSE/ Nxirja e duarve të 53-vjeçares lidhet me sëmundjen e rëndë

Një grua 53-vjeçare nga Kina mbeti e tronditur kur u zgjua në mëngjes dhe pa që tetë gishta të duarve kishin marrë ngjyrë të zezë.

Mediat kineze raportojnë se kjo gjë iu shkaktua nga një plagë që kishte në dorë, të cilën nuk e mjekoi.

Gruaja e identifikuar si Zhang preu aksidentalisht gishtin e saj të majtë duke bërë punët e shtëpisë.

Pretendohet se ajo nuk i kushtoi vëmendje plagës duke e konsideruar si diçka të vogël. Por pas dy ditësh, zona përreth filloi ti nxihej. Pas kësaj, të gjithë gishtat tjerë morën ngjyrë të zezë dhe ajo i ndjente duart e mpira.

Pas ekzaminimit mjekësor, Zhang u diagnostikua me gangrenë, që është një lloj i vdekjes së indeve të shkaktuar nga mungesa e furnizimit me gjak.

Trajtimet për gangrenën përfshijnë kirurgji për të hequr indet e vdekura, antibiotikët dhe qasjet e tjera. 53-vjeçarja mori mjekim në spital për gangrenën.