TOLGAHAN KA DITËLINDJEN/ Almeda i bën surprizën e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
TOLGAHAN KA DITËLINDJEN/ Almeda i bën surprizën e veçantë (FOTO)

TOLGAHAN KA DITËLINDJEN/ Almeda i bën surprizën e veçantë (FOTO)

Ditën e sotme aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka ditëlindjen. Ai mbush 37 vjeç dhe sigurisht që urimin më të veçantë ja ka bërë bashkëshortja e tij, Almeda Abazi. Ajo ka zgjedhur t’i bëjë bashkëshortit të saj një surprizë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nga çiftet. Bukuroshja shqiptare i ka shkuar në dhomën e grimit për ti çuar një mini-tortë dhe duket se aktorit i ka pëlqyer shumë.
Në fotot e publikuara në ‘Instastory’ nga Almeda duket se dyshja janë nisur për të festuar, të veshur mjaft elegantë.

Pak ditë më parë çifti simpatik festoi edhe 4 vjetorin e njohjes së tyre, i cili ishte më speciali pasi së shpejti ato do të bëhen prindër për herë të parë.