PLOT DRAMA/ Paris Hilton flet për herë të parë për prishjen e miqësisë me Lindsay Lohan – AlpeGossip
PLOT DRAMA/ Paris Hilton flet për herë të parë për prishjen e miqësisë me Lindsay Lohan

PLOT DRAMA/ Paris Hilton flet për herë të parë për prishjen e miqësisë me Lindsay Lohan

Paris Hilton ka qenë e ftuar në një emision radiofonik ditën e sotme dhe është pyetur për miqësinë e vjetër me Lindsay Lohan. Moderatori donte të dinte se çfarë ndodhi në natën e famshme të një dekade më parë, kur Lindsay, Paris dhe Britney Spears u fotografuan pas një natë të çmendur teksa hipnin në makinë.

“Në ishim në Beverly Hills Hotel dhe pas festës unë me Britney dëshironim të largoheshim për në shtëpi. Por Lindsay filloi të na ndiqte dhe të shtrydhej në makinë në kuptimin e parë të fjalës. Ajo nuk ishte e ftuar, por unë e pranova pasi nuk doja ta turpëroja para paparacëve. Lindsay është një nga ata persona të cilëve nuk ju besoj aspak. Unë nuk dua të kem pranë njerëz negativë”,-u shpreh Hilton. Vajzat e njohura të ekranit kanë patur një miqësi të ngushtë për shumë vite, por gjërat siç duket kanë përfunduar shumë keq.