Përpjekja e dëshpëruar e një shitësi droge për t’ju arratisur policisë ka bërë xhiron e botës.
Ai tentoi të largohej duke u hedhur nga dritarja e banesës por ra drejt e në krahët e policisë.
Momenti epik u regjistrua në Portsëood, Southampton të mërkurën.
Brenda banesës ndodheshin dy shitës droge dhe kur policia u fut brenda pallatit për ti kapur, ata dolën në dritare.
Duke menduar se tashmë në derën e pallatit nuk kishte asnjë polic, njëri prej tyre u hodh për tu arratisur por ra pikërisht në duart e tyre.