“PUBLIKU RA NË DASHURI ME TË”/ Ana Gojla, artistja mbresëlënëse që na zbuloi Festivali i Këngës (FOTO) – AlpeGossip
“PUBLIKU RA NË DASHURI ME TË”/ Ana Gojla, artistja mbresëlënëse që na zbuloi Festivali i Këngës (FOTO)

“PUBLIKU RA NË DASHURI ME TË”/ Ana Gojla, artistja mbresëlënëse që na zbuloi Festivali i Këngës (FOTO)

Kur një prezantues/ prezantuese vjen nga jashtë Shqipërisë skepticizmi qëndron vigjilent! A di shqip? A flet mirë? Nuk ka shqiptarë të tjerë, që u munduan deri në Kanada për të sjellë një vajzë që andej???

Jam e bindur se të gjitha pyetjet e dilemat, morën fund në mbrëmje sapo Festivali i 57-të i Këngës në Rtsh nisi!

Ana Gojla, -me një formim artistik mbreslënës, aktore, muzikante, producente, – e veshur si një rockgirl, ulur në karrige këndoji drejtpërdrejtë (na kritikon Pandi Laço, po të themi ‘live’) këngën “Mall” të Eugent Bushpepës,  dhe menjëherë publiku ra në dashuri me të!

 

Mandej çdo gjë ishte mbresëlënëse!

Së bashku me aktorin Viktor Zhusti, një kavalier i rrallë në skenën shqiptare, ata nuk bënë thjesht një prezantim formal, as rutinën, as egoist, as garues, as mendjemadh, as delirant, por një prezantim të këndshëm, që rridhte kaq natyrshëm, që fliste me gjuhën e artit, elegancës, sharmit, konçizitetit, fisnikërisë, pak ironik dhe promovues i vlerave më të mira që kemi!