“E kapa, e putha dhe i propozova amerikanit”/ Historia e pazakontë e nuses shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
“E kapa, e putha dhe i propozova amerikanit”/ Historia e pazakontë e nuses shqiptare (FOTO)

“E kapa, e putha dhe i propozova amerikanit”/ Historia e pazakontë e nuses shqiptare (FOTO)

Ka nisur sot në TV Klan sezoni i 4 i “Lufta e nuseve”, ku 3 nuse konkurrojnë për dasmën më të bukur, tregojnë historitë e tyre të dashurisë, bëjnë komente, grinden, komentojnë dhe emocionohen në ditën e tyre më të bukur.

 

Një nga nuset në garë ishte një vajzë e re, e quajtur Olga e cila ka jetuar në Florida të Shteteve të Bashkuara. Ajo dhe Andres janë njohur në gjimnaz dhe fillimisht kanë qenë shokë.

Andresi i tregonte Olgës për një vajzë tjetër ndërsa asaj i kishin lindur ndjenjat në vit të katërt të gjimnazit. Hapin e parë e kishte marrë Olga e cila e kishte puthur dhe më pas i kishte propozuar Andresit.

Shumë shpejt ata kishin kuptuar që nuk jetonin dot pa njëri-tjetrin dhe vendosën të bëjnë dasmën në Shqipëri.