SËRISH NË TELASHE/ Reperi i njohur rrezikon të dënohet deri në gjashtë muaj burg (FOTO) – AlpeGossip
SËRISH NË TELASHE/ Reperi i njohur rrezikon të dënohet deri në gjashtë muaj burg (FOTO)

SËRISH NË TELASHE/ Reperi i njohur rrezikon të dënohet deri në gjashtë muaj burg (FOTO)

Reperi i njohur, Chris Brown, ndodhet sërish në telashe.
Krejt kjo për shkak të një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet vajza e tij teksa mban në prehër një kafshë ekzotike.

Zyra e Prokurorit të qytetit të Los Angeles-it konfirmoi të enjten se këngëtari 29-vjeçar u akuzua javën e shkuar me dy akuza që rrjedhin nga posedimi i një majmuni i llojit ‘kapucin manar’ pa leje.

Brown e ka publikuar këtë fotografi për 44 milionë ndjekësit e tij në Instagram, në janar, duke treguar vajzën e tij 3-vjeçare, Royalty, së bashku me majmunin të cilin e quanin Fixhi.
Ndërkohë, pasi autoritetet kanë kontrolluar shtëpinë e tij, e kanë marrë majmunin duke e çuar në vend të sigurt dhe trajtuar siç duhet.
Këngëtari është planifikuar që të paraqitet në gjykatë më 6 shkurt, ndërkohë që do të jetë i mbështetur nga avokati i tij Mark Geragos.