NË VITIN 2018/ Beyonce paska veshur fustanin më “cool” të martesës (FOTO) – AlpeGossip
NË VITIN 2018/ Beyonce paska veshur fustanin më “cool” të martesës (FOTO)

NË VITIN 2018/ Beyonce paska veshur fustanin më “cool” të martesës (FOTO)

Si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe Beyonce i është kthyer momenteve më të veçanta e më të bukura të 2018-ës. Ylli i muzikës publikoi një video në Instagram, ku përfshiheshin momente të 2018-ës si ceremonia e çmimeve Grammy, nga turi i saj OTR II me bashkëshortin Jay Z, performanca në Coachella dhe disa momente të ëmbla familjare.

Në video përfshihen edhe momente nga ceremonia private e ribetimit që çifti i njohur bëri gjatë vitit që lamë pas, duke na dhënë kështu mundësi të shohim edhe pamjen e mahnitshme të Beyonce në dasmë. Ndonëse, foto nga eventi janë publikuar edhe gjatë turit të tyre nëpër botë, një pamje të qartë e të plotë të fustanit mundëm ta shihnim vetëm tani.

Fustani i bardhë është i dizenjuar nga Galia Lahav (couture), i ngushtë pas trupitm, me shpatulla të hapura e punime në pjesën e përparme dhe me bishtin e gjatë tyl. Beyonce e kombinoi fustanin me njuë palë syze të bardha për t’u dukur një nuse cool dhe e veçantë. Sipas burimeve, fustani në fjalë mendohet se kushton 15 mijë dollarë.