U LARGUA DREJT NEW YORK-UT/ Vedat Ademi lajmëron rikthimin e fuqishëm (FOTO) – AlpeGossip
U LARGUA DREJT NEW YORK-UT/ Vedat Ademi lajmëron rikthimin e fuqishëm (FOTO)

U LARGUA DREJT NEW YORK-UT/ Vedat Ademi lajmëron rikthimin e fuqishëm (FOTO)

Prej kohësh këngëtari i njohur Vedat Ademi është larguar drejt Amerikës por mesa duket ka ndërmend të rikthehet fuqishëm. Nëpërmjet një videoje për emisionin e mëngjesit ”Wake Up”, këngëtari duke ju uruar fansave festat e fundvitit, ju premtoi se 2019 do të jetë e mbushur me surpriza nga ana e tij.

”Përshëndetje nga unë Vedat Ademi. Një përshëndetje shkon për emisionin ”Wake Up”, për Orin edhe për Islin. Urimi im vjen nga New Yorku. Dua t’ju uroj festat e fundvitit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Viti që po vjen ardhtë i mbarë, e sa më shumë shëndet dhe dashuri. Në mënyrë të veçantë dua të përshëndes të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve, duke ju premtuar se viti 2019 do të jetë shumë produktiv nga ana ime. Do të sjell muzikë dhe këngë shumë të bukura”, shprehet këngëtari.

Projekti i fundit i Vedatit është publikuar verën e kaluar, megjithatë edhe ai erdhi pas gati dy vitesh shkëputje.