SHOFERI I DEHUR TERRORIZON BANORËT/ Shfaqet me tank në mes të qytetit - AlpeGossip
SHOFERI I DEHUR TERRORIZON BANORËT/ Shfaqet me tank në mes të qytetit

SHOFERI I DEHUR TERRORIZON BANORËT/ Shfaqet me tank në mes të qytetit

Një burrë i dehur ka terrorizuar banorët e një lagjeje në Poloni duke u shfaqur me tant në mes të rrugës. Oficerët arritën në qytetin e Pajeczno pasi morën një telefonatë në mesnatë: “Një tank T-55 zbarkoi në rrugën kryesore”.

Ata gjetën tankun e parkuar dhe një burrë të dehur rreth 49 vjeç, të ulur në sediljen e shoferit.

Siç rezulton, ai kishte qenë i autorizuar për të drejtuar automjetin luftarak. Eprorët i kishin thënë ta dërgonte tankun në servis me rimorkio pasi ishte dëmtuar, në vend që ta ngiste nëpër qytet.

të dëmtuar në të cilën po transportohej, në vend që ta ngiste atë nëpër qendër të qytetit. Ata gjithashtu prisnin që të qëndronte esëll ndërkohë që drejtonte tankun e blinduar 36 ton.

Policia nuk ishte në gjendje të merrte tankun nga rruga deri në orën 5 të mëngjesit.

Alkooli mund të kushtonte shoferit dy vjet pas hekurave për drejtim në gjendje të dehur, dhe deri në tetë vjet burg për krijimin e një situate të rrezikshme.