PAS LARGIMIT NGA “BABASTAR”/ Cozmanit nuk i del e keqja me Getoar Selimin (FOTO) – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA “BABASTAR”/ Cozmanit nuk i del e keqja me Getoar Selimin (FOTO)

PAS LARGIMIT NGA “BABASTAR”/ Cozmanit nuk i del e keqja me Getoar Selimin (FOTO)

Disa ditë më parë, reperi Cozman mori vendimin të largohej nga grupi ‘Babastars’, ku kishte qëndruar prej vitesh dhe kishte nxjerrë bashkëpunime të suksesshme me djemtë e tjerë kolegë.
Ai deklaroi se ky ishte një veprim të cilin e kishte menduar prej kohësh dhe nuk ngurroi të thumbonte miqtë e tij, pasi sipas Cozman, grupin e kishin kthyer në biznes dhe shoqëria mes tyre ishte venitur.

Teksa aludohet për prishjen e marrëdhënieve mes Getoarit dhe Cozman, ky i fundit ka bërë deklaratën e fortë në profilin e tij në Instagram, ku vazhdon ende të thumbojë kolegët.
“Mjaft i mashtrove njerëzit”, shkruan Cozman krahas fotos së publikuar, duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera rreth zënkës së tyre.