ÇFARË NDODHI? Vëllai gay i këngëtares së famshme i jep fund lidhjes treshe me çiftin e martuar – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Vëllai gay i këngëtares së famshme i jep fund lidhjes treshe me çiftin e martuar

ÇFARË NDODHI? Vëllai gay i këngëtares së famshme i jep fund lidhjes treshe me çiftin e martuar

Ariana Grande nuk është personi i vetëm në familjen e saj që mund të thotë: Faleminderit, tjetri!

Frankie, vëllai i këngëtares së talentuar, ka zbuluar se është ndarë nga çifti i martuar me të cilin kishte marrëdhënie për 5 muaj.

Aktori 36-vjeçar konfirmoi për “Us Weekly” të mërkurën se marrëdhënia e tij me Daniel Sinasohn dhe Mike Pophis kishte përfunduar : “Unë jam beqar! Jam vetëm përreth një muaj tani”.

“Jam shumë mirënjohës për marrëdhënien time të fundit. Unë u rrita aq shumë në të, dhe në të njëjtën kohë, ajo nuk po funksiononte më”.

Marrëdhënia përfundoi pa hatërmbetje, pasi ata ende i ruajnë raportet.

Frankie tha: “Unë jam shumë i lumtur që kemi vendosur t’u japim fund gjërave në mënyrë miqësore. Dhe që ne të gjithë mund të mbetemi miq … kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Frankie zbuloi në nëntor se ishte duke dalë me çiftin e martuar.

Ai i tha revistës “Us Weekly” në atë kohë: “Këta janë të dashurit e mi. Kemi dalë bashkë për gati tre muaj, por në botën e homoseksualëve, është si pesë vjet.

Frankie i tha të motrës Ariana Grande se ishte gay, kur ajo ishte 11 vjeçe.