Ambra e “Big Brother” na BEFASOI, paska krijuar një lidhje të re dhe nuk dinim gjë (FOTO) – AlpeGossip
Ambra e “Big Brother” na BEFASOI, paska krijuar një lidhje të re dhe nuk dinim gjë (FOTO)

Ambra e “Big Brother” na BEFASOI, paska krijuar një lidhje të re dhe nuk dinim gjë (FOTO)

Ambra Muji ishte një nga banoret më të komentuara të edicionit të kaluar të ‘Big Brother’. Ish konkurrentja tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar me pamjen e saj fizike dhe u përfol shumë pasi u nda ‘live’ gjatë transmetimit nga partneri i saj Elsamed.

Megjithatë edhe pse aventura e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk zgjati shumë, Ambra vazhdoi edhe jashtë saj të ketë vëmendjen e mediave. Ndërkohë askush nuk e dinte por ish banorja e njohur paska qenë e lidhur prej muajsh me një djalë.

Ajo vetëm sot ka vendosur të jap lajmin e bukur nëpërmjet një postimi që ka bërë në Isntagram. Në foton e postuar nga modelja, ajo shihet e shtrirë sipër një djali dhe këtë foto e ka shoqëruar me numrin 2 dhe një zemër.

Ambra dhe djali identiteti i të cilit ende nuk dihet shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe bëjnë një çift mjaft simpatik.