Lajmi për vizitën në Kosovë të biznesmenit nga Teherani, Sasha Sobhani, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht pasi ai ishte ndarë nga bukuroshja shqiptare, Morena Taraku.
Pasi kjo e fundit tha se ish-i i saj ishte “gay”, Sobhani e ka mohuar në çdo mënyrë të mundshme këtë deklaratë.
Ai publikon vazhdimisht foto dhe video duke festuar mes femrave dhe këtë herë, duket se ia ka vënë syrin këngëtares shqiptare. Në Kosovë, Sasha u shoqërua nga këngëtarja Fjolla Morina, me të cilën kaloi një natë fantastike në një klub.
Në videon e postuar në Instagram nga Sasha, shihet se ata janë argëtuar pranë njëri-tjetrit nën shoqërinë e muzikës. E menjëherë te fansat u krijua përshtypja se ata mund të kenë diçka më shumë se shoqëria dhe për të mos krijuar iluzione të pavërteta, ka reaguar Fjolla Morina.
Ajo ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Sashën e ka shok dhe e ka takuar takuar rastësisht në një klub nate në Prishtinë.
Ndërkohë Sasha e ka nxjerrë ‘bllof’ me një sqarim në Instagram, ku shkruan shqip. Ai thotë se Fjolla i ka kërkuar ta etiketojë në Instagram, dhe e quan vetëm një fanse.
“Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tag në Instagramin tim. Ju përqafoj.”– ka shkruar ai.
Por një tjetër pyetje që na vjen ndërmend është se mos ndoshta Morena dhe Fjolla nuk flasin dhe kjo e fundit ia ka bërë për inat këtë kërkesë Sashës. Aludimet tashmë marrin fund!
“Lëri të flasin, vëllezërit para kur*ave’, ka Fjolla si mbishkrim për të treguar se ato janë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën. Si duket fjalën me pullë të kuqe do e ketë me Sashën, pasi ky i fundit e quajti fanse.