Ndërron jetë blogerja që besonte se veganizmi e shpëtoi nga kanceri – AlpeGossip
Ndërron jetë blogerja që besonte se veganizmi e shpëtoi nga kanceri

Ndërron jetë blogerja që besonte se veganizmi e shpëtoi nga kanceri

Një bloggere YouTube e cila besonte se një stil jetese vegan e shëroi nga kanceri i gjirit, ka ndërruar jetë. Mari Lopez e cila ishte e njohur si bloggere YouTube së bashku me mbesën e saj Liz Johnson, të njohura si Mari&Liz, ka ndërruar jetë nga kjo sëmundje në dhjetor pasi kanceri iu përhap në gjak, mëlçi dhe mushkëri, shkruan The Independent.

Në kanalin e tyre në YouTube, ku Liz dhe Mari kishin 11.761 subscribes, postonin video në të cilat promovonin një stil jetese vegan dhe besimin në Zot duke treguar se si këto të dyja e shpëtuan Mari-n nga kanceri.

Në një prej videove, Mari shpjegonte se si limoni dhe xhinxheri e ndihmuan për të larguar inflamacionin nga trupi përmes një regjimi 90-ditor.

“Është zgjedhja ime, unë jam Ok, nuk vdiqa, nuk kam shkuar në spital dhe do të vazhdoj të mbështetem tek natyralja”.

Kur Mari vdiq ishte duke ndjekur një stil jetese vetuan, siç promovonte në kanalin e saj në YouTube, ‘por nuk ishte krejtësisht komform asaj që thoshte në video’, ka shpjeguar mbesa e saj, Liz.

‘Familja ime nuk ishte shumë e njohur me këtë stil jetese. Maria jetonte me nënën time e cila i thoshte se kishte nevojë të hante mish’, ka treguar Liz.

Gjithashtu, Liz tregonte se tezja e saj Mari ishte kundra gatimeve në mikrovalë, ‘por nëna ime ia përgatiste shumë shpesh ushqimin në mikrovalë’, tregon Liz.

Sipas Liz, Mari i ka kërkuar në ditët e fundit të jetës që t’i fshinte nga YouTube të gjitha videot ku tregonte se veganizmi i shpëtoi jetën nga kanceri, por Liz nuk e ka bërë këtë sepse vazhdon ende të besojë në fuqinë e veganizmin.