Irena Kita është avokate, ushtron paralelisht me të profesionin e blogeres së modës, ndërsa i shoqi është shef kuzhine dhe ka në pronësi një restorant në Tiranë. Irena publikon foto me veshje relativisht të shtrenjta, shfaqet gjithnjë e kuruar dhe ushtron sporte. Dhe siç Kelvi i tregoi në “Pop Culture”, njerëzit e mendojnë si shumë të pasur. Sa e vërtetë është kjo?
Irena tregoi se është shpirëtrisht shumë e pasur, por për pjesën materiale ishte me këmbë në tokë.
“Jam shpirtërisht e pasur, e them sepse kjo është më e rëndësishmja…E pasur jam aq sa t’i plotësoj vetes dëshirat, por pa e ekzagjeruar.”
Kjo sepse të ardhurat e familjes duhen ndarë për Irenën, Arvinin dhe vajzën e tyre Sofinë.
Dhe mos e lejoni veten të mashtroheni nga fotot në Instagram, në pjesën më të madhe janë reklama. “Shumë veshje që publikoj në Instagramin tim, nuk janë të miat, sepse kështu e kam marrëdhënien me subjektet që bashkëpunoj.”
Kaq e thjeshtë, tëk e tëk e tëk, ia bëmë llogaritë Irenës.