2 VITE PAS DIVORCIT ME SAIMIR ÇILIN/ Flet ish-gruaja: “U folën budallallëqe” (FOTO) – AlpeGossip
2 VITE PAS DIVORCIT ME SAIMIR ÇILIN/ Flet ish-gruaja: “U folën budallallëqe” (FOTO)

2 VITE PAS DIVORCIT ME SAIMIR ÇILIN/ Flet ish-gruaja: “U folën budallallëqe” (FOTO)

Dy vite pas divorcit të bujshëëm me këngëtarin Saimir Çili, ish-gruaja e tij Suela Kalaja ka pranuar se marrëdhënia me të është normalizuar.

E ftuar sot në “Ftesë në pesë” bashkë me të bijën Isea e cila foli rreth pjesëmarrjes në “The Voice Kids”, Suela foli për divorcin di nje gjë normale ndërsa theksoi se marrëdhënia mes çiftit nuk ka qenë ndonjëherë aq e tensionuar sa është përshkruar në media.

“Më shumë e agravuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën. Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë”.

Kalaja tha se është shumë krenare për të bijën 10-vjeçare të cilës s’i ka munguar dhe s’do t’i mungojë mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit.

“Prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët. Edhe tani babin, tek lokali e ka, që po pret tani përjashtë.”- sqaroi ajo.