DIÇKA NUK SHKONTE/ Ja pse Kim Kardashian u tall nga të gjithë në daljen e fundit publike (FOTO) – AlpeGossip
DIÇKA NUK SHKONTE/ Ja pse Kim Kardashian u tall nga të gjithë në daljen e fundit publike (FOTO)

DIÇKA NUK SHKONTE/ Ja pse Kim Kardashian u tall nga të gjithë në daljen e fundit publike (FOTO)

Dalja e fundit publike e Kim Kardashian ishte në Ekspozitën e re të Thierry Mugler, në Muzeumin e Arteve të Bukura në Montreal.

Si pothuajse shumicën e herëve ajo i lë të gjithë gojëhapur me veshjet e saj, mirëpo kësaj radhe i ka surprizuar, por jo në kuptimin e mirë të fjalës.

Duke qenë se temperaturat në Montreal ishin me minus, specifikisht -20 gradë celsius, 38-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj të përshtatshme për temperaturat 40 gradë.

Në daljen publike në fjalë, të shumtë kanë qenë personat të cilët e kanë tallur bukuroshen. Madje, jo vetëm për veshjen, që ishte një krijim vintage nga Thierry Mugler, por edhe për takat. Për këto të fundit u përfol shumë, pasi janë komentuar si jo të duhura për një vend me ngricë.

Kardashian pa diskutim që dukej shumë bukur me atë fustan, mirëpo nuk ishte fare në përputhje me temperaturat.

“Kim Kardashian është në Montreal aktualisht dhe nuk mendoj se ajo është informuar rreth motit të acartë sepse veshja e saj e tregon këtë”, shkruan një person në mediat sociale.