SIPAS “FORBES”/ Bradley Cooper pjesë e listës së aktorëve më të paguar falë filmit “A Star Is Born” – AlpeGossip
SIPAS “FORBES”/ Bradley Cooper pjesë e listës së aktorëve më të paguar falë filmit “A Star Is Born”

SIPAS “FORBES”/ Bradley Cooper pjesë e listës së aktorëve më të paguar falë filmit “A Star Is Born”

‘The Hangover’ është një nga filmat më të rëndësishëm të karrierës së Bradley Cooper. Edhe pse fitoi vetëm $600,000 (që nuk mund të quhet shumë për një aktor), ky film solli famën e tij. Por, pjesa e dytë, i solli Bradley-t një shumë prej 5 milionë dollarësh.

Sipas ‘Forbes’, në vitin 2014 Bradley fitoi 46 milionë dollarë dhe në 2018, fitoi 41.5 milionë dollarë. Sipas reportazheve, Cooper fiton nga 15 milionë dollarë deri në 20 milionë dollarë për një film, megjithatë duke parë të ardhurat nga filmi ‘A Star Is Born’, fitimet e tij mund të kenë qenë pak më të larta.

Filmi mblodhi plot $425,381,277 dhe pavarësisht se kjo shumë do ndahet, mund ta imagjinoni se një pjesë e madhe do shkojë në llogarinë e aktorit. Si përfundim, Bradley Cooper vlen përafërsisht 100 milionë dollarë.

Kujtojmë që ‘Shallow’ renditet si një nga këngët më të dëgjuara.