I KËRKOI 800 DOLLARË/ Këngëtarja shqiptare flliq fansin (FOTO) – AlpeGossip
I KËRKOI 800 DOLLARË/ Këngëtarja shqiptare flliq fansin (FOTO)

I KËRKOI 800 DOLLARË/ Këngëtarja shqiptare flliq fansin (FOTO)

Tashmë e dimë të gjithë që klikimet në YouTube blihen dhe nëse doni të dini sesi, thjesht nuk keni kontaktuar me njeriun e duhur.

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka marrë një ofertë për rritje të klikimeve të këngëve të saj, përmes Instagramit.

Një djalë i ri i kërkoi 800 euro në këmbim të një milion klikimeve në YouTube, por me siguri nuk e ka pritur përgjigjen e këngëtares.

Ehe pse ai ka dashur të mbetet anonim, Vesa ka publikuar mesazhin që i ka dërguar i riu në Instagram, për të thënë se është krejt kundër këtyre mashtrimeve.

“Ndodh edhe kjo, veç 800 dollarë.. E kush mund të frymëzohet pas këtij mesazhi’, ka shkruar Vesa.

Këngëtarja po punon për projektin e ri muzikor, me tekst të shkruar nga bashkëshorti i saj Big Basta, i cili vijon të jetojë në Zelandën e Re.