E DINIT? Sytë na tregojnë prej çfarë sëmundjesh vuajmë – AlpeGossip
E DINIT? Sytë na tregojnë prej çfarë sëmundjesh vuajmë

E DINIT? Sytë na tregojnë prej çfarë sëmundjesh vuajmë

Trupi na jep shenja të ndryshme që zbulojnë gjendjen tonë shëndetësore
Sytë tregojnë në mënyra të ndryshme kur ka diçka të gabuar në trup.

Nëse shikojmë përmes dritares ose veten në pasqyrë, ndryshimet në sy mund të zbulojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

Yndyra në gjak

Rrahja e shpeshtë e syrit mund të nënkuptojë se jemi në stres shumë të madh, dhe dridhja e kapakëve mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit.

Nëse një unazë e bardhë-verdhë është formuar rreth syrit, ajo është plot me yndyrë dhe tregon një ndryshim të yndyrës. Prania e tepërt e yndyrës në gjak është e rrezikshme dhe shoqërohet me rrezikun e infarktit.

Ngjyra e verdhë në sy është kryesisht shenjë e problemeve me lukth ose mëlçi.

Ndihma e mjekut

Nëse shikimi juaj dobësohet gradualisht, kjo mund të shenjë se keni nevojë për syze, por shikimi i dobësuar po ashtu mund të jetë shenjë e diabetit dhe duhet kërkuar ndihmën e mjekut, transmeton KosovaPress.

Lëvizja e kufizuar

Bllokimi i syve dhe kufizimi i lëvizshmërisë shkaktohen nga sëmundja e Graves, një gjendje e zakonshme në të cilën sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide dhe e bën të vështirë punën. Mund të ketë edhe imazhe të dublikuara ose humbje të vizionit, ndër simptomat e sëmundjes janë diarreja, humbja e peshës dhe dridhja e duarve.