KËMBËT TË GJATA DHE BARKU I SHESHTË/ Këto janë xhinset perfekte të pranverës – AlpeGossip
KËMBËT TË GJATA DHE BARKU I SHESHTË/ Këto janë xhinset perfekte të pranverës

KËMBËT TË GJATA DHE BARKU I SHESHTË/ Këto janë xhinset perfekte të pranverës

Nëse të është krijuar përshtypja se ke nevojë për një palë xhinse që t’i tregojnë këmbët më të gjata, ndoshta mund ta gjesh një zgjidhje. Ky është modeli që e kanë preferuar shumë nga yjet e showbiz-it. Këmbë ekstremisht të gjata me xhinset që kanë një stil të tillë. Aq më tepër që stili i xhinseve cowboy është trendy Must Have i kësaj pranvere.

Nëse deri tani je përpjekur të gjesh një palë xhinse që të të mbledhin barkun, duke të treguar edhe këmbë më të gjata, por nuk ia ke dalë, ky është momenti. Quhen Brotox dhe kanë një lloj prerjeje, e cila bën pikërisht këtë, të tregon bark më të hollë dhe të bëjnë të dukesh edhe më e gjatë.

Cili është sekreti i tyre?

Një siluetë me bel të lartë, e cila të mbledh barkun dhe mbulon zonën rreth belit. Përveç kësaj, është edhe një prerje që ka tendencë për të zgjatur këmbët. Këto janë xhinset që veshin edhe supermodelet. Ah, edhe diçka që nuk duhet anashkaluar: kushtojnë pak, mund t’i gjesh me çmime shumë të arsyeshme.