SI TË VISHESH NË BABY SHOWER/ Dikush dha një ide brilante te festa e Meghan Markle – AlpeGossip
SI TË VISHESH NË BABY SHOWER/ Dikush dha një ide brilante te festa e Meghan Markle

SI TË VISHESH NË BABY SHOWER/ Dikush dha një ide brilante te festa e Meghan Markle

Nëse nuk të ka ndodhur kurrë që të kërkosh një gjë të tillë në Google “Si të vishesh në një Baby Shower”, dikush e bëri në festën e Meghan Markle, madje duke i treguar të gjithë botës një jumpsuit fantastik të kuq. Moti nuk ka pikë rëndësie për Amal Clooney-n dhe stilin e saj, as stuhia në NYC nuk ishte problem që aktorja e njohur të nxirrte më shumë lëkurë.

 

Jumpsuit-i i kuq, i kombinuar me një palë taka të florinjta, çantë leopardi po me ngjyrë të kuqe dhe me një pallto të hedhur sipër krahëve ishte gjithçka që flet me stilin e Amal Clooney.

Amal e bëri të shkëlqejë të gjithë pistën e hotelit “The Mark”, ku u mbajt edhe ceremonia festive e pritjes së bebes.

Natyrisht, të gjithë ne mund ta imagjinojmë veshjen elegante të stilit të lartë që është prezantuar mbrëmë para Meghan, por tjetër na mbetet të themi se Amal, sapo na dha të gjithave një ide brilante për të tilla festa.

Vajza, nëse keni një mikeshë që do të lindë së shpejti, atëherë ja çfarë do të vishni në baby shoëer-in e saj – një jumpsuit është zgjidhje perfekte.