Konflikt në horizont? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Konflikt në horizont? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur shqiptar (FOTO)

Konflikt në horizont? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur shqiptar (FOTO)

 

Prej disa kohësh, fansat e këngëtares Nora Istrefi kanë pritur me padurim rikthimin e saj në skenë me një projekt të ri muzikor dhe një gjë e tillë dukej mjaft e afërt.

Siç kishte konfirmuar për “Prive.al” vetë këngëtarja e famshme, së shpejti ajo do të sillte klipin e saj më të ri në një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.

Mirëpo, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet për dy artistët pasi së fundmi, Irkenci ka lajmëruar ndjekësit se së shpejti do të publikohet kënga me titull “Tymi i dashurisë”, në të cilën ai do të këndonte përkrah Istrefit.

Mirëpo, në imazhin e publikuar, emri i Norës nuk duket asgjëkundi, ç’ka do të thotë se në këtë projekt, Hyka do të jetë i vetëm.

Të jenë konfliktuar artistët vallë?